“Çfarë do hanë dhe do pijnë këta njerëz?” Goxhaj: Një familjeje me 4 anëtarë i duhen 240 mijë lekë maska në muaj. Futja e gjobës në faturën e dritave antiligjore

0
16

Avokati Altin Goxhaj, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit Faxnews, u shpreh në lidhje me vendimin e qeverisë për bërjen e detyrueshme të mbajtjes së maskës në ambiente të hapura. Avokati duke iu referuar çmimeve të tregut bëri një përllogaritje të kostos mujore të maskave për një familje me 4 anëtarë.

Kosto e cila arrin në 240 mijë lekë të vjetra në muaj dhe është e papërballueshme për qytetarët sipas avokatit. Gjithashtu Goxhaj e quajti ilegjitim vendimin për t’i shtuar penalitetet për mosmbajtjen e maskës në faturën e energjisë elektrike. Avokati theksoi se fatura e energjisë elektrike mund të përmbajë vetëm penalitete që kanë të bëjnë me energjinë dhe asnjë lloj penaliteti tjetër.

“Sipas të gjitha të dhënave një maskë nuk mjafton në ditë por duhen dy. Po sa bën një maskë në treg? Një maskë bën 1 mijë e 500 lekë të vjetra, rreth 1 euro ose 1 dollarë, dy maska të tilla në ditë kushtojnë 2 ose 3 mijë lekë të vjetra. Për një familje me 4 persona i bie që të harxhojë 8 mijë lekë ne ditë. A do hanë këta njerëz, a do pijnë këta njerëz, a do paguajnë drita këta njerëz?

Unë sot dua t’i shpjegoj të gjithë qytetarëve shqiptarë se vendimi i qeverisë për t’i paguar gjobat nëpërmjet faturës së dritave është edhe më i paligjshëm se ato gjoba që u detyruan t’I falnin se ne i rrëzuam në gjykatë.

Marrëdhënia e qytetarëve shqiptarë me OSSHEE është një marrëdhënie kontraktuale private midis dy palëve,midis një shoqërie aksionere dhe një qytetari. Të gjitha marrëdhëniet që ato kanë me njëra tjetrën janë marrëdhënie reciprociteti, që rregullohen nga Kodi Civil dhe asnjëherë ato nuk mund të shkelen në mënyrë të njëanshme pa pasoja.

Sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, një faturë është vetëm një faturë, që shpreh vetëm atë që përmban fatura, pra shpenzimi dhe shërbimi që ke marrë me çmimin që e përcakton Enti Rregullator I Energjisë. Të vetme penalitete që mund të përfshihen në një faturë janë vetëm ato të energjisë elektrike, çdo penalitet tjetër është ilegjitim”.-tha Goxhaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here