Rama tensionohet dhe harron masat e Covidit, i ngjitet në fytyrë Rakipllarit. Frikësohet Shkullaku dhe vendos maskën urgjentisht (FOTO)

0
27

Kryeministri Edi Rama është tensionuar gjatë debatit në studion e “Opinion” për inceneratorët e mbetjeve dhe u ngrit në këmbë për të sqaruar situatën. Por gjatë debatit me gazetarin Robert Rakipllari, Rama duket se e harroi distancën fizike deri në 2 metra dhe iu afrua duke i bërtitur para fytyrës.

Kjo situatë ka shqetësuar gazetarët në studio. I pari që mori situatën në dorë ishte Armand Shkullaku që nxori menjëherë maskën dhe e vendosi në fytyrë pasi shqetësohej për mungesën e distancës mes tyre.

Më pas, moderatori Blendi Fevziu i kërkoi kryeministrit që të ulej dhe të shpjegonte nga karrigia e tij cmimet e përpunimit të mbetjeve që po ia thoshte para fytyrës Rakipllarit. (A.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here