Manastirliu: “Nëse do ketë mbingarkesë në spitale, do detyrohemi të zgjedhim kush do marrë trajtim i pari”

0
37

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se në rast mbingarkese në spitale për shkak të pandemisë së Covid-19, mjekët do të duhet të zgjedhin kë të trajtojnë të parin. Gjatë fjalës në parlament, ku bëri një përmbledhje të situatës së pandemisë, Manastirliu tha se së shpejti do hapen strukturat e reja spitalore “Covid 3” dhe “Covid 4”. Kjo sepse për shkak të rritjes së numrave ditët e fundit, shtretërit e spitaleve ekzistues janë thuajse të ezauruar.

“Do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur katër struktura në dispozicion për Tiranën. Kjo luftë nuk mund të bëhet e vetme dhe patjetër që kërkon bashkëpunimin e shiptarëve. Çdo shqiptar duhet të bashkëpunojë duke respektuar masat, maskën dhe higjenën personale”, tha Manastirliu, e cila për herë të parë u shpreh se nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve, mjekët do të detyrohen të zgjedhin se kush do të marri shërbim mjekësor. Si në rastin e Italisë në pranverë, apo të tjerë vendeve europiane tani.

“Nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve, atëherë do të përballemi me vështirësi. Do të përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari, ashtu sikurse vende të zhvilluara janë përballur, pikërisht kur ka patur flukse të rasteve në spitale, janë detyruar të përzgjedhin kë do të fusin në frymëmarrje të drejtuar.”,- ths Ministria e Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here