Koronavirusi, Pëllumb Pipero: Vatrat kryesore janë familja, baret, restorantet, kërkova mbylljen e kinemave

0
33

Mjeku Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” për të folur për masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid.

Pipero tha se ishte dakord me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë.

Ai shtoi se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.

“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet.

I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet.

Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakord me vendimet e reja,” tha Pipero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here