Nxehen replikat për Covidin, Rama-Metës: Lëri dënglat, si të ra kështu kallaji fare o njeri?

0
28

Kryeministri Edi Rama vijon replikat me Presidentin në rrjetet sociale për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe masat e marra nga qeveria.

“Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!

Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria” shkruan Rama./ db/Abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here