Janullatos me koronavirus, niset me avion ushtarak për në Greqi

0
17

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e tij Anastasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

ABC mëson se ai ndodhet në gjendje të rënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

Avioni ushtarak pritet të niset gjatë mesditës për në Greqi me qëllim marrjen e një trajtimi më të specializuar mjekësor.

Ai iu nënshtrua një operacion në zemër katër muaj më parë.

Shqipëria është duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme ndërruan jetë 8 persona, ndërsa rezultuan më shumë se 520 të infektuar. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here