“Lavdi Zotit që Covidi erdhi kur jemi ne në qeveri”, Rama sulmon opozitën: Mund të ishim dhe në kolaps, por ja që s’jemi, mund të kurohen njerëzit dhe në ambulanca…

0
25

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur që në konferencën e sotme me gazetarët të flasë lidhur me situatën në spitalet Covid në vend, dhe akuzave të vazhdueshme të opozitës mbi keqmenaxhimin e pandemisë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Më lejoni që të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë për shefat e të ashtëquajturës opozitë, që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet, i kanë mbështetur të gjitha, te ëndrra e një katastrofe shëndetësore, dhe faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike, dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull, përmes gënjeshtrash dhe një propagande të shfrenuar që dëmton moralin e mjekëve dhe të infermierëve e të gjithë ekspertëve.

Është e pajustifikueshme nga asgjë, që sot tiu thuhet në mënyrë të përditshme njerzve që spitalet janë në kolaps, edhe mund të ishim, se edhe shtetet më të zhvilluara kanë përjetuar kolaps. Ka ndodhur dhe në spitale shumë më të famshme, por nuk është e vërtetë që mjekimi bëhet në autoambulanca, që edhe mund të ishte, por nuk është e vërtetë.

Numrat po rriten në mënyrë eksponenciale kudo, pse po vjedh kancelarja gjermane, kryeministri britanik, është një absurd që vjen nga qëllimi ogurzi për të nxitur panik, për ti armiqësuar njerëzit me qeverinë, është shumë e dukshme dhe shumë e dënueshme. Lavdi zotit që ky virus nuk erdhi në kohën kur qeverisnin ata. Ju bini në kurthin e tyre se nuk bëni një kërkim shumë të thjeshtë, sepse shifrat tregojnë atë që është paralajmëruar botërisht nga ekspertët, që një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njeriut, është dhe shtyrja drejt vetëvrasjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here