Marina Fara na prezantoi për herë të parë të dashurin, ndërsa vëmendjen e mori komenti i të ëmës, Elit!

0
27

Vajza e vetme e Eli Farës, Marina, vjen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë me historitë e saj të dashurisë.

Kësaj here, ajo na ka prezantuar vetë me partnerin e saj të zemrës, duke ndarë një foto me të në Instagram.

Megjithëse nuk e ka treguar emrin, Marina ka bërë publike fytyrën e djalit që i ka vjedhur zemrën.

Cifti ka pozuar në makinë dhe në foto kanë vërshuar komplimentat për dyshen, por vëmendjen na e mori komenti i të ëmës së Marinës, Elit.

Këngëtarja, e cila ka pëlqyer foton e të bijës me ‘dhëndrin”, ka komentuar gjithashtu emojin e dy fytyrave të buzëqeshura, duke lënë të kuptohet se “e miraton” lidhjen e tyre dhe e pëlqen partnerin e Marinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here