“Zhurma e aparaturave të vjetra”, Rama: Absurde! Pacientët me Covid-19 po vetëvriten dhe në botë

0
22

Kreu i qeverisë shqiptare ka sjellë rastet e vetëvrasjeve në botë të pacientëve të infektuar me Covid-19. Ai tha se janë absurde tezat që hidhen në media se pacientët hidhen për shkak të zhurmës së pajisjes së vjetër të oksigjenit apo se qëndrojnë në dhomë me pacientë që kanë ndërruar jetë. Rama tha se sot vendet më të fuqishme në botë po përgatiten për skenaret më të rrezikshme, ndërsa hodhi akuza ndaj opozitës se ka përdorur politikisht pandeminë.

“Ka pasur vetëvrasje në botë, në Itali, në Britaninë e Madhe, në Amerikë, në Ukrainë. Në Europë dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndodhur këto dhe nuk besoj se këto kanë ndodhur nga aparaturat që bëjnë zhurmë. Një arsye tjetër sipas këtyre që bëjnë gazetari është nga stresi që i vdes shoku i dhomës dhe ai hidhet nga dritarja. A e mendoni sa njerëz janë në shtëpia me ankthin e kësaj sëmundje në trup dhe nuk guxojnë dot të hapin TV se del Luli, Iliri, Sali e Monika dhe analistët dhe reporterët e Covidit që nuk dinë çfarë flasin. Ne në Shqipëri nuk kemi bërë asnjë mrekulli.

Dje Biden doli dhe paralajmëroi 200 mijë vdekje të tjera. SHBA po arrijnë në shifra që nuk i kanë arritur në asnjë luftë. Pse nuk i ndalon SHBA infektimet me formulën e Lulëzim derdimenit. Apo Gjermania që ka numrin më të madh të testime. Pse del Merkel dhe thotë me keqardhje por gjurmimi ka hasur në vështirësi. Pse del Macron që udhëheq një vend që shëndetësia e të cilit ka kapur majat. Kjo është një tallje me politikën dhe lehaqenie për njerëz që janë aty për të folur me gjuhën e të vërtetës. Kjo përbën krim.

Është kriminale të nxisësh panik me gënjeshtra me sajesa dhe fabrikime. Është shprehja më kuptimplotë e dëshpërimit të të humburve. Janë futur vetë në atë qorrsokak. Një çetë karagjozash ku njëri thotë ma jep mua se e ndaloj unë infeksionet, tjetra shkon nëpër xhamia, tjetri jep medalje për të vdekurit, Vetëm dje në Itali kanë vdekur aq sa kanë vdekur në Shqipëri nga dita e parë. Nëse do i marrim me numër popullsie do të thoshte që ne të kishim 30 vdekje në ditë. Ju lutem shumë ndihmon njerëzit, popullin dhe vendin se si na kanë rënë ne një përgjegjësi ju ka rënë dhe ju”, tha Rama./mv.abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here