Ministrja Anila Denaj infektohet me koronavirus

0
26
Ministrja e Financave, Anila Denaj është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një postimi në Facebook ku njofton se është karantinuar në banesë.

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”, shkruan Denaj.

Anila Denaj është ministrja e tretë e kabinetit Rama, e cila është prekur nga COVID-19, pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe ministrit të Turizmit, Blendi Klosi./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here