A do të shkojë në Turqi nëse infektohet? Rama: Jo! Nuk i kuptoj ata që ikin jashtë! Këtu nuk na mungon asgjë…

0
29

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, ku është pyetur nga Zonja Eni, se ku do ta merrte trajtimin në rast se infektohet me Covid-19. Konkretisht moderatorja e pyeti Ramën, nëse do të shkojë në Turqi, po u prek nga koronvirusi.

Rama u shpreh se, po e kapi koronavirusi (larg qoftë një mijë herë), ai do të kurohet në Shqipëri, sepse këtu, sipas kryeministrit “nuk mungon asgjë”. Madje ai u shpreh se nuk i kupton qytetarët që zgjedhin të kurohen jashtë vendit.

“Pa asnjë problem do të ishte trajtimi këtu. Nuk i kuptoj ata që ikin jashtë. Në rastin e Covid, në spitalet tona s’mungon asgjë që e kanë spitalet jashtë, qoftë nga kurat deri tek aparaturat. Mjektë janë në nivelin e duhur. Shefja e epidemiologjisë, Silva Bino la veten në dorë të tyre, dhe ja ku është, shumë mirë”, tha Rama.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here