Adriatik Llalla me COVID, ish-kryeprokurori niset me urgjencë drejt Turqisë

0
26

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është nisur drejt Turqisë për kurim të specializuar pasi është prekur nga koronavirusi.

Mësohet se prej disa ditësh Llalla ka qëndruar i shtruar në një spital në vendin tonë, por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit, ndaj është vendosur të dërgohet drejt Turqisë.

Llalla nuk është i vetmi figurë publike që vendos të kurohet jashtë shtetit, të paktën 80 avionë privatë janë nisur drejt Turqisë gjatë dy muajve të fundit.

Gjithashtu krerët e Kishës Katolike dhe Orthodokse shqiptare, George Frendo dhe Anastas Janullatos kanë shkuar për kurim përkatësisht në Itali dhe Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here