“Ka zhurma të shumta brenda spitaleve Covid”, gazetari tregon pse rëndohet gjendja psikologjike e pacientëve të shtruar

0
19

Gazetari Aulon Kalaja përmes një interviste të dhënë në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, është shprehur në lidhje me pandeminë dhe atë që ai e quan keqmenaxhimi politik i saj. Kalaja fillimisht shprehet se nuk i beson shifrat e Covidit, pasi sipas tij nuk janë reale dhe janë dirigjuar fillimisht nga kryeministri.

Madje gazetari shkon dhe më tej kur shprehet se spitalet Covid rëndojnë në psikologjinë e personit, pasi brenda ambienteve ka zhurma të shumta të krijuara si pasojë e furnizimit me oksigjen të të shtruarve. Kalaje shprehet se rreth një pacienti në spitalet COVID, ka rreth 4 bombula oksigjeni, ndërkohë që nëse do të kishte një modernizim më të mirë të spitaleve do të mjaftonte vetëm një.

“Ne do duhej që të bënim një mbyllje me numrat tanë. Të cilët për hir të së vërtetës nuk janë realë, dhe digjirohen nga një njeri. Tashmë është decantrilizuar pak, se më përpara ishte vetëm një njeri i cili kishte monopolin e të vërtetës për Covidin. Ai mund t’i komandonte shifrat nga mëngjesi deri në darkë dhe varej si gdhihej në Surrel për të thënë sa testime ishin bërë dhe sa të sëmurë kishim.

Ne testojmë njerëz me para më shumë se në Gjermani gati 4-5 herë më shumë. Kam qenë vet personalisht dhe ka shumë problematika të tjera dhe nëspitale. Kemi dhe vetë familjar të cilëve u është dashur të shkojnë në spitalet Covid. Nëse t’i futesh në një spital ka zhurma të jashtëzakonshme dhe një njeri është i rrethuar me katër bombla oksigjeni.

Tek një pacient ndikojnë shumë keq këto zhurma, nëse një pacient rrethohet me katër bombla oksigjeni ai goditet dhe psikologjikisht. Duhet thënë se kjo sëmundje është edhe psikologjike, pasi kërkon të jesh njeri i fortë që ta kalosh’, u shpreh Aulon Kalaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here