Rama zhvlerëson imunologun e njohur, por në krye të Komitetit Teknik ka një neurologe

0
27

Kryeministri Rama ka zgjedhur të vërë në dyshim çdo akuzë dhe çdo të dhënë, që i vihet para për ta kritikuar, duke i krahasuar këto me “muhabetet e futbollit”.

Madje gjatë emisionit “Open”, kryeministri Rama vuri në dyshim pohimet e Prof.Dr.Genc Sulçebe, profesor në imunologji në Katedrën e Imunologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës dhe përgjegjës i Shërbimit Universitar të Imunologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Profesor Sulçebe nuk është ekspert menaxhimi në strukturat spitalore. Në një ndeshje ka sulmues ka mesfushor, ka mbrojtës. Ashtu si edhe në bluzat e bardha, dikush është ekspert për syrin, dikush për veshët, një tjetër për zemrën. Një mjek për veshët nuk jep dot mend për syrin” tha Rama, që me këtë teori zhvlerësoi çdo fakt kritik për pandeminë, duke bërë thirrje të gjithëve që t’i besojnë vetëm Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Në fakt, në krye të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rama ka emëruar një neurologe, si Mira Rakacolli, njëkohësisht edhe zv.ministre e shëndetësisë. Në këtë tollovi kryeministrore, mbetet vetëm të mendosh se çfarë lidhje ka neurologia me menaxhimin e pandemisë, duhet të kesh mbaruar shkollën për pikturë që ta kuptosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here