Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo pak orë pas lajmit se gjenjda e tij ishte përkeqësuar për shkak të infektimit me Covid, është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.
“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.
Ndërkohë vazhdojmë të kërkojmë, në lutjet tona, shërimin e tij dhe shërimin e të gjithë të sëmurëve të prekur nga kjo Pandemi”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë një ditë më parë zyra e shtypit njoftoi se Frendo për disa ditë ka qenë nën monitorimin e mjekëve për shkak të infektimit, për një natë më parë gjendja e tij ishte përkeqësuar. e.su./abcnews.al