U shfaq me maskë si asnjëherë më parë, sqaron Meta: E kam tmerr të mbaj maskën, por në këto momente…

0
29

Presidenti i Republikës Ilir Meta në komunikimin javor me gazetarët është pyetur dhe në lidhje me vendimin e tij për të mbajtur maskë në publik:

“Unë e kam pasur dhe e kam tmerr të mbaj maskën, por vendimi i sotëm ka ka të bëjë me përkeqësimin e situatës. Maska duhet mbajtur në këto momente. Kryeministri na mbushi mendjen 3 muaj që maska bën dëm. Në këto kohë të vështira, pandemia ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa kryeministri po kujdeset më shumë për oligarkët e tij. Spitalet private janë duke bërë biznes dhe qytetarët po paguajnë më shumë nga ç’marrin”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta në një komunikim sot me gazetarët sqaroi arsyet e kthimit në Kuvend të projektligjit ‘Për metrologjinë’ i cili sipas tij është tërësisht korruptiv, ndaj për këtë arsye i kërkoi një ditë më parë SPAK të niste hetimet për hartuesit e tij.

“Në jetën e përditshme për çdo shërbim që marrin qytetarët përballen me mallra që kalojnë nga peshëmatja, pra përmes shërbimit Metrologjik shteti garanton kontrollin e Metrologjisë që qytetarët të paguajnë për aq sa marrin në shpërblim edhe vjelja e taksave merret mbi sasinë e mallrave që qarkullojnë. Ky shërbim duhet të garantohet nga shteti.

Ata e kanë dhënë me koncension Metrologjinë nga shteti në privat, ligj me përmbajtje të rëndë antikushtetueshmërie, shkelet tregu i lirë dhe konkurrues. Skemë klienteliste, dhënia nga shteti te privati pa negociuar asnjë kusht kur vjen puna tek mbrojta e konsumatorit. Shteti heq dorë nga ky shërbim publik. Shërbimi kaloi në 4 P, Partneritet Publik Preferencual i Paracaktuar. Kjo është forma më e rëndë e shpërdorimit, e kam quajtur korrupsion legjislativ, nuk e ka shpikur Presidenti këtë term”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here