Fiton dhe kryeson Brazili, Arturo Vidal “heroi” i Kilit…

0
31

Ndërkohë që në Europë zhvillohen ndeshjet për Nations League 2021, në kontinentin latino-amerikan luhen ndeshjet kualifikueset të kësaj zone, për botërorin Katar 2022. Pas tri ndeshjesh, Brazili dominon renditjen e grupit me pikë të plota.

Në të gdhirë të ditës së sotme, “Seleçao” ka mundur me rezultatin 1-0 Venezuelën, në një ndeshje ku ndjehej mungesa e Nejmar, i cili do të jetë pushim një muaj për shkak dëmtimi. Goli i fitores u shënua në minutën e 66-të, kur Gabriel Zhezus pasoi për Firminon, i cili nuk gaboi para portës, duke shënuar një gol me vlerë tri pikësh.

Me 9 pikë pas tri ndeshjeve, Brazili është i qetë në kryesim si skuadra e vetme me pikë të plota në këto kualifikuese, i ndjekur nga Argjentina me 7 pikë, që barazoi 1-1 një ditë më parë me Paraguajin.

Ndërkohë, në këtë grup, duket se u zgjua Kili, që regjistroi fitoren e parë duke mundur Perunë me shifrat 2-0. Të dy golat u shënuan nga Arturo Vidal (19’, 34’), i cili mbetet një nga elementët kyç të kësaj kombëtareje.

Tani Kili ka 4 pikë pas 3 ndeshjeve të para, duke synuar që në vijim të shkurtojë diferencën, që ka me skuadrat më lart, për t’u kthyer mes 5 vendeve të para, që të sigurojnë një biletë për Botërorin.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here