Mundësia e rallë, këtë javë mund të shihni çdo planet të sistemit tonë diellor

0
28

Këtë javë, do të ketë disa pamje të pazakonta në qiell. Të shtatë planetët që përbëjnë sistemin tonë diellor do të jenë të dukshëm në pika të ndryshme gjatë gjithë ditës.

Venusi dhe Mërkuri janë të shndritshëm mjaftueshëm për t’u parë në mëngjes, ndërsa Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të jenë më lehtë për t’u parë gjatë natës.

“Earth Sky” publikoi një udhëzues në faqen e saj të internetit, për kohën dhe mënyrën më të mirë për shikimin e planetëve.

“Herët këtë mëngjes, gjeta kohë për të parë një gjysmëhënë,” tha Joe Guzman një astronom dhe mësues në After School Matters në Çikago, për CNN.

“Dhe kur dielli të perëndojë sonte, ju patjetër do të jeni në gjendje të shihni Jupiterin dhe Saturnin”.

Por pse po ndodh ky fenomen qiellor? Sipas ekspertit, dukshmëria e planetëve është thjesht një rastësi kozmike që ndodh njëherë në disa kohë./a2cnn

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here