Rama publikon pamjet: Ja Spitali i Vlorës me repart Covid. Kryeministri thumbon Metën: Baba Xhikja del i dehur e thotë se po bëhet qameti

0
28
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ditën e sotme ka vizituar edhe spitalin e Vlorës, ku aktualisht është hapur edhe një repart për trajtimin e të prekurve me Covid. Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, krahas videos me pamjet e spitalit, Rama ka thumbuar edhe Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Ai shkruan se Kreu i Shtetit del i dehur në studiot televizive dhe thotë se në spitale nuk ka shtretër mjekë, oksigjen dhe ilaçe.

“Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin. Dhe le të vazhdojnë të përsërisin si të dehur ose edhe të dehur realisht si Baba Xhikja, që po bëhet qameti, që s’ka shtretër, s’ka ilaçe, s’ka oksigjen, s’ka mjek… Po kur thonë që ne bëjmë propagandë? O Zot, këto që ju shihni qenkan propagandë, ato që flasin ata qenkan realitet! S’kanë faj kur ka akoma qorra me të dy sytë në ballë dhe shurdhë me të dy veshët në vend, që u besojnë dokrrave e dënglave të tyre. Ndjesë, po janë bërë realisht gangrena e kësaj shoqërie”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama vijoi paraditen e të shtunës inspektimet në dy kantieret e reja të ndërtimit që janë hapur në qytetin e Vlorës, Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti. Ramës i është vënë “pritë” nga një grup qytetarët, të cilët i kanë thënë në sy shqetësimet e tyre.

(A.k;f.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here