“Të gjithë se bashku kundër Covid-19”, Meta thirrje qeverisë: Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë, rrit numrin e testimeve

0
22

Presidenti Ilir Meta në një shënim ne mediat sociale e ka nisur ditën me një thirrje për qeverinë në lidhje me pandeminë e Covid-19.

Meta kërkon që të shtohen testimet, të rritet buxheti i shtetit për sistemin shëndetësor dhe të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.

“Të shtohen testimet. Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor. Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë. Të gjithë të vendosin maskat. Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”- shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here