Të gjithë shohin shpresë jashtë! “Shpërthen” Artan Hoxha: Edhe njerëzit e Zotit po ikin nga ky vend, mbahu “Baba Mondi”

0
38

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një shënim të shkurtër lidhur me largimin për kurim jashtë vendit të të gjithë përfaqësuesëve të klerit në vendin tonë, të cilët janë prekur nga pandemia e koronavirusit. Në rrjetin e tij social, Hoxha shkruan se gjithëkush që mban pasaportën e një vendi të Bashkimit Europian, me t’u prekur nga pandemia është larguar për t’u kuruar jashtë vendit. I vetmi që ka shpëtuar deri më tani është vetëm Baba Mondi, i cili nuk është prekur nga pandemia e COVID-19.

Tani, qe edhe njerezit e zotit, barinjte e “deleve te perendise”, u larguan jashte vendit per mjekim, pasi “shendetesia falas” e Shqiperise nuk ofron asnje garanci, mbetet t’i falemi per pak fat dhe shendet, vetem “kryebariut” kryeminister dhe Baba Mondit… Mbahu Baba, të pakten bektashinjte kane ende mundesine, te ndezin nje qiri dhe te marrin nje bekim, nga kryegjyshi boteror,”-shkruan ndër të tjera Hoxha.

POSTIMI I PLOTË:

Edhe njerezit e zotit po ikin nga ky vend!!!!! Pas Kryepeshkopit Ortodoks, Ipeshkevit katolik, u dergua drejt Turqise dhe Myftiu shume i njohur mysliman i Shkodres…E kalofsh sa me lehte Myfti, dhe u kthefsh shendoshe si molla. Por eshte e trishte kur meson se biznesmenet e PPP-ve në shendetesi, ata qe kane marre miliona euro nga taksat tona per te na ofruar sherbim shendetesor, sapo u infektuan, i hipen çarterit dhe iken jashte shtetit.  Pastaj iken deputetet, politikanet. Ata qe na kane enjtur koken me premtime boshe dhe genjeshtra. Me tej, gjithkush, qe mban pasaporten e nje vendi te BE-se, iku nga syte kembet, për mjekim jashte vendit. Tani sefundi edhe njerezit e zotit në kete vend, deshmuan, se me shume se zoti në qiell, te shpeton pasaporta e nje vendi europian. Kush nuk ka as pasaporte te BE-se, as ndonje leke te bardhe menjane per keto dite të zeza, as mik me pushtet, te ngrohet ne diell. Edhe dielli eshte qelepir, persa kohe moti vazhdon te jete i kthjellet. Tani, qe edhe njerezit e zotit, barinjte e “deleve te perendise”, u larguan jashte vendit per mjekim, pasi “shendetesia falas” e Shqiperise nuk ofron asnje garanci, mbetet t’i falemi per pak fat dhe shendet, vetem “kryebariut” kryeminister dhe Baba Mondit… Mbahu Baba, të pakten bektashinjte kane ende mundesine, te ndezin nje qiri dhe te marrin nje bekim, nga kryegjyshi boteror. Per te tjeret?! “Kryebariu” kryeminister, paste meshire per ne… Edhe zoti në qiell, më duket se nuk na ka më. në defter…

Sot për në Turqi u nis myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari. Por ai nuk është i vetmi që është prekur nga sëmundja vdekjeprurëse pasi pozitiv me koronavirus kanë rezultuar edhe Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos i cili aktulisht ndodhet në Greqi, si dhe Imzot George Frendo.   Ky i fundit ka arritur mbrëmjen e së enjtes në Itali, ku dhe po merr mjekim të specializuar.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here