Franca mund Portugalinë, Gjermania fiton me përmbysje, Spanja “ngec” në Zvicër

0
37

Spanja nuk ja ka dalë dot në ndeshjen vendimtare për të qëndruar në krye të Grupit 4 të Ligës A përball Zvicrës. Verdhekuqtë barazuan 1-1 në një ndeshje që në të vërtetë foli për ta, por që në fund u nda në paqe.

Ekipi i Luis Enrique u “tradhëtua” në një farë mënyrë nga kapiteni i ekipit Sergio Ramos i cili edhe pse vendosi një rekord personal për sa i përket ndeshjeve me kombëtaren, gaboi dy herë nga 11 metërshi në këtë takim.

Tashmë Spanjë i duhet të fitojë ndeshjen direkte me Gjermaninë për të vijuar kompeticionin, e cila në ndeshjen e sotme mundi Ukrainën me rezultatin 3-1.

Në grupin e 3 të Ligës A, kampionët e botës në fuqi mundën në transfertë portugezët e Cristiano Ronaldos me rezultatin 0-1. Goli i fitores u shënua nga Kante në minutën e 54. Tashmë “Gjelave” iu duhet një barazim në ndeshjen e fundit për të vijuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Gjermania mori një fitore të bukur ndaj Ukrainës të cilën e mposhti 3-1 në Red Bull arena të Lajcigut. Jaremçuk befasoi ‘Pancerat’ me avantazhin e miqve por pa shkuar në pushim vendasit përmbysën gjithçka. Leroi Sane barazoi rezultatin ndërsa Timo Verner në një pozicion të favorshëm çoi ndeshjen në 2-1 pas një zbritjeje të shpejtë në kuadratin e Pjatov. Portieri i ukrainës u detyrua të nxirrte sferën nga rrjeta për herë të tretë pas pushimit, kur u ndëshkua sërish nga sulmuesi i Celsit Timo Werner.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here