Nga moderatori më pak i talentuar tek ai që duhet vlerësuar më shumë, Albana Osmani flet hapur

0
27

Loja “paintball” ishte rezervuar mbrëmjen e sotme për Albana Osmanin në emisionin “Shiko kush luan”. Moderatores i ishin vendosur përballë foto të kolegëve të saj dhe ajo u detyrua të gjuante njërin prej tyre pas disa pyetjeve pikante.

Albana zgjodhi Alban Dudushin si moderatorin më të talentuar, ndërsa Iva Tiçon më pak të talentuar. Luana Vjollcën e konsideroi si moderatoren ‘on top’ të momentit, ndërssa motrën tjetër Vjollca, Marinën, si “brand”.

Për Ledion Liçon ajo tha se meriton tregun ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me të në ekran e ka cilësuar si më të mirin. Kur u pyet se kë do rikthente në ekran, ajo tha se ka shumë figura që i mungojnë publikut, duke përfshirë edhe veten e saj, por në sfidë zgjodhi Ermal Mamaqin.

Më pas ajo zgjodhi Eno Popin si moderatorin që duhet të vlerësohet më shumë, gjithashtu e drejtoi “armën” edhe nga vetja. Përgjigja që i surprizoi të gjithë ishte që ajo nuk ka pasur miqësi me Arbana Osmanin dhe se nuk e ka kuptuar kurrë pse.

“Kemi bërë qokat gëzuar vitine ri, por nuk kam pas kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar pse… Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat më lart”, u shpreh Albana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here