Shpat Kasapi ishte i ftuar në “Shiko Kush LUAN”, ku mes të tjerave zbuloi se ai dhe partnerja e tij e kanë në plan dhe shumë shpejt dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë me martesë.
Teksa ishte një mbrëmje ku mbizotëroi nostalgjia; Shpatit iu drejtua nëse do donte ta uronte ish-partneren e tij Aferdita Dreshaj për shtatzëninë e saj të parë meqënëse kanë qenë një ndër çiftet më të pëlqyera dikur për publikun.
Ai refuzoi ta uronte duke u shprehur se atij nuk i intereson më të flasë për të dhe kështu pranoi tortën “t’i plasej” në fytyrë.
“Nuk dua të flas për të”, ishte përgjigja e prerë e Kasapit, që duket se në rastin me Afërditën nuk vlen shprehja që ata kanë mbetur miq pas ndarjes.
Edhe pse kanë kaluar 7 vite nga ndarja e tyre, dhe tashmë Afërdita pret të bëhet nënë, Shpati duket se ende nuk e përjeton mirë momentin kur në skenë del ish-ja e tij.
(E.K/Faxweb.al)