Redona Koçi tregon problemet me shtetin: Më vënë gjoba që s’kam ndërmend t’i paguaj, të dashurin xheloz? E qetësoj me puthje

0
33

Redona Koçi, me profesion juriste por që ekspozon trupin e saj në Instagram ka rrëfyer së fundmi problemet që ka me shtetin shqiptar dhe me efektivët e policisë. E ftuar në “Glamour zone”, Koçi tha se nuk e ka idenë se çfarë kanë efektivët me të që i vënë kaq shumë gjobat, por ajo as që ka ndërmend t’i paguajë.

“Më bezdis shumë shteti polic se më ndalojnë gjatë gjithë kohës me makinë. Nuk e di, më vendosin shumë gjoba kohët e fundit. Nuk e di, gjatë gjithë kohës më vendosin gjoba. Dhe në fakt aq shumë gjoba kam marrë saqë nuk më shkon as në mend që t’i paguaj, kështu që jam keq me shtetin,”- tha Redona Koçi.

Ajo tregoi më tej se ka pasur probleme me cervikalen, aq sa kishin filluar t’i dridheshin duart.

“Në fakt, kisha një problem me cervikalen, dhe shkoja sa në një mjek tek një tjetër. Asnjëri nuk më thoshte atë që kisha vërtetë. E përjetova shumë keq, aq sa më dridheshin duart. Mëpas më erdhi në ndihmë nje neurolog turk, i cili më tha se nuk kam asgjë, por kjo është sëmundja e shekullit. Shkova tek një psikiatre e cila më erdhi shumë në ndihmë,”- tha ajo.

E pyetur për zhveshjet e saj në rrjetet sociale, Redona zbuloi edhe njëherë tjetër se partnerin e ka mjaft xheloz.

“Nuk i ka pritur dhe aq mirë, më disa puthje dhe përqafime, e kam qetësuar,”- tha ajo më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here