Shoqërimi në polici i Kastriot Islamit, Meta: Ndjesë për këtë akt të turpshëm

0
30

Presidenti Meta e cilëson akt të turpshëm dhe provokativ, shoqërimin e ish-deputetit demokrat Kastriot Islami nga polici, një ditë më parë, pasi u kap duke ecur pa maskë në kodrat e Liqenit Artificial.

Ndërsa shpreh solidaritet me të, Meta shton se gjithçka ishte hakmarrje politike dhe personale.

“Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale”, shkruan ai. Vetë Islami u shpreh se shoqërimi i tij u bë me porosi të Edi Ramës, por kjo nuk e pengon atë të denoncojë sërish propagandën e qeverisë.

Pjesë nga reagimi i Islamit:

Se pari Edi Rama duke urdheruar sjellje barbare ndaj meje kerkon te kercenoje e tju fuse friken te gjithe qytetareve opozitare. Por do te deshtoje me siguri… sepse une do te jem ne balle te kesaj beteje edhe me i motivuar! Se dyti, permes ketyre veprimeve bandisteske Kryepolici i Surrelit kerkon, duke ju vene ne gjoba policore per masken, tju reduktoje oksigjenin te gjithe figurave poublike qe bejne opozite ndaj zullumeve dhe marrezive te tij. Por edhe kete nuk do te kjete kohe per ta arritur e realizuar!

Dhe e treta, qe eshte edhe e renda e me te rrezikshmja, Xhahili i Surrelit, duke urdheruar mbajtjen e kundershtareve politike ne komisariatet e policise ku s’ka asnje mase anti-covid, deri edhe te mund ti “vrase” ata permes infektimit me virusin e rrezikshem sepse ne dhomat e komisariateve s’ka asnje menyre mbrojtjeje nga infektimi sepse s’lejojne te pajisesh me maske, dhomat jane pa ajrim e te mbyllura, dhe policet s’jane te paisur sipas protokolleve shendetsore me mjetet adekuate mbrojtese! Por edhe kete s’do te mund te arrije sepse s’do te mund te izoloje ne komisariate 1 milion opozitare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here