Përmirësohet gjendja e Imzot George Fendo, KISH zbulon video komunikimin: Sot kremtoi Meshën e Shenjtë, drejt rikuperimit total

0
26

Imzot George Frendo është drejt rikuperimit gradual teksa gjendja e tij paraqitet shumë e mirë.

Sipas KISH, nëpërmjet një video-telefonatë të bërë Frendo ka treguar se po kalon momente të qeta në spital dhe sot ka pasur mundëisnë të kremtojnë meshën e shenjtë së bashku me besimtarë të tjerë që po kurohen nga virusi.

Po ashtu KISH zbulon se Imzot Frendo është i paduruar për t’u kthyer në përditshëmrinë në Arqidioqezën në Tiranë dhe jetën baritoer.

NJOFTIMI NGA KISH: Tiranë, 15/11/2020/ Komunikim mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo

Nga kontaktet me përgjegjësit e repartit Codvid-19 të spitalit “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari), na lajmërojnë gjendja shëndetësore e SH. T., Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë-Durrës, është shumë e mirë; ai po shkon drejt rikuperimit gradual si dhe çdo gjë paraqitet e qëndrueshme.

Nga një video-telefonatë e bërë, Imzot Frendo ka treguar se po kalon momente të qeta nën kujdesin e fretërve kapuçin dhe kapelanëve të këtij spitali. Sot ka pasur mundësinë të kremtojë Meshën Shenjte në kapelën e repartit Covid ku ndodhet në këtë spital, së bashku me besimtarë e tjerë që po kurohen nga ky virus.
Imzot Frendo shprehet i padurueshëm për t’u kthyer në përditshmërinë e tij në Arqidioqezë (Tiranë) dhe jetën baritore.

Ne vijojmë lutjet që shëndeti i tij të kthehet në normalitet si dhe bashkohemi me lutjen e Kishës që nuk ndalet për të gjithë të prekurit nga Covid-19, e sidomos lutemi edhe për të gjithë stafet mjekësore që po kujdesen me orare të pafundme.

Zyra e Shtypit e KISH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here