“Vjosa, jo diga”, Leonardo Di Caprio poston sërish foto për mbrojtjen e lumit Vjosa

0
25

I është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumti Vjosa nga HEC-et, aktori i njohur, Leonardo Di Caprio, i cili ka postuar sërish një foto të lumit Vjosa në profilin e tij në Instagram.

Në foto, vihet re mesazhi “Vjosa, jo diga” dhe fotoja shoqërohet me një shkrim të gjatë.

“Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i lumit të Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit që përbëjnë ‘Zemrën Blu’”, shkruan Di Caprio duke i bërë thirrje edhe kryeministrit federal të Bosnje dhe Hercegovinës të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë.

Sipas aktorit lajme të mira vijnë nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës.

Kujtojmë që rreth para një viti Leonardo Di Caprio iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Postimi që ai bëri në profilin e tij në Instagram bëri shumë jehonë në vendin tonë.

Leonardo Di Caprio, iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa, kundër ndërtimit të hidrocentaleve, rreth një viti më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here