Mes lotësh dhe me zërin që i dridhet, Klodiana Shala flet për operacionin që “i vodhi” karrierën: Më morën me barrelë…

0
25

Klodiana Shala ka folur së fundi rreth vështirësive që ka patur si sportiste dhe momentit që u tërhoq prej sportit. Shkak për këtë të fundit është bërë një operacion i kryer në vitin 2012 në shtyllën kurrizore.

Ajo tregoi se gjendja e saj u rëndua një ditë para garës më të rëndësishme në lojërat Olimpike Londër 2012. Pikërisht kjo ditë shënoi edhe fundin e sportistes në pistën e vrapimit.

Duke rrëfyer këtë moment kaq të vështirë, Klodiana është emocionuar dhe përlotur, teksa me zërin që i dridhej shtoi se iu nënshtrua operacionit të vështirë në Londër, ndërsa ndërhyrja u krye nga tre mjekët më të mirë në botë.

“Momente te vështira të gjithë kanë pafund. Siç kam kaluar me mamin, por sakrifica e madhe që e kam përjetuar ka qenë 2012 kur unë u largova nga sporti. Nuk u largova me dëshirën time. Kisha një vit të tërë sakrificë që isha në një fazë përgatitore.

Një stërvitje pafund, 8 orë në ditë stërvitje. Nuk takoja njeri nga familja sepse isha e grumbulluar për të marrë pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012. Pasi kapa normën që ishim 15 sportistet më të mira në botë, isha edhe unë në 200 metra. Pata një dëmtim. Vuajta shumë 2 muaj në Shqipëri. nuk lashë doktor pa shkuar. Pas dy muajsh terapi të ndryshme unë u nisa për në Londër.

Një ditë para garës time zëre se u paralizova. Më morën me barelë dhe aty pata një operacion në shtyllën kurrizore ku e vuajta mbrapa, por vështirësia ishte që lashë sportin. Dhe e lashë në momentin kur isha në kulm.”

Kjo është vështirësia më e madhe që ka kaluar Klodiana, ndërsa thekson se e gjithë kjo erdhi si pasojë e mospasjes së kushteve për t’u stërvitur. Operacioni në shtyllën kurrizore dhe dy ndërhyrje në gju erdhën për shkak të dëmtimit gjatë stërvitjes nga Liqeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here