“Mos na vër në siklet”, në listat e kandidatëve të PD, Andi Lila përzihet nga stadiumi i Kavajës gjatë intervistës për News24, ja debati në fushën e blertë (Video)

0
22

Ish-futbollisti i Kombëtares, tashmë pjesë e listave të Partisë Demokratike si kandidat për deputet në Kavajë Andi Lila është përzënë nga ‘Fusha e Vjetër’ e qytetit teksa jepte intervistë për News24. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, Lila shihet teksa komunikon me një polic bashkiak dhe një tjetër person me emrin Aldo, që i thotë troç se është politikë dhe se duhet të largohet nga fusha e blertë.

Gjatë debatit, Lila e pyet se nga kush është urdhëruar dhe punonjësi që prezantohet si drejtori i sportit i shoqëruar nga një polic bashkiak i kërkon disa herë ta kuptojë për pozicionin e vështirë dhe sikletin që ka por se duhet të largohet nga fusha.

 

 

Lila ka reaguar dhe me anë të një postimi në Instagram për incidentin e papritur në qytetin e tij të lindjes, Kavajë.
Futbollisti është shprehur se është ndaluar nga policia për të dhënë intervistë në fushën e vjetër të qytetit për ekranin e News24, ekzaktësisht emision “Fit Station” me gazetaren Cenkuela Hasa duke akuzuar kryetarin e Bashkisë Kavajë./Balkanweb

  • foto galeri
  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here