“Nuk i ndjej shijen kafes”, Eneda Tarifa rezulton pozitiv me Covid-19: Shpresoj të mos përkeqësohem

0
21

Këngëtarja Eneda Tarifa është infektuar me COVID-19. Ajo ka zgjedhur ta bëjë publik lajmin nëpërmjet një video, në llogarinë e saj në Instagram.

Artistja e cila tanimë është izoluar së bashku me vajzën e saj ka treguar se ka humbur shijen dhe kjo e ka shtyrë të bëjë tamponin.

“Dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë, e vetmja që më shtyu të bëja tampon ishte fakti që humba nuhatjen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq. Tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka. Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia”, ka thënë ajo, gjatë një videoje live në Instagram./Oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here