Paralajmëron Braçe: Mbyllja është akti i vetëm që vë në kontroll virusin, zgjidhni tani! Lëri për dy javë kafet, restorantet…

0
22

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, në një postim në rrjetet sociale ka paralajmëruar një mbyllje të dytë të vendit, nëse infektimet nga Covid 19 vazhdojnë në ritme të tilla, dhe qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të marrë masa.

Braçe iu bën thirrje të gjithëve që të heqin dorë për disa kohë nga baret, restorantet, dhe nga takimet me shumë njerëz, pasi në të kundërt izolimi mbetet zgjidhja e vetme për frenimin e Covid.

Postimi i plotë i Braçes:

MIREMENGJES! SIC E SHIHNI, TIRANA DHE DISA PREJ QYTETEVE TE MEDHA, JANE TANI VATRAT DHE PERHAPESET ME TE MEDHA TE VIRUSIT! Dua ta perseris : NUK JU INFEKTON QEVERIA, AS POLICIA SECILIN PREJ JUSH!

Ju, ne si qytetare, po infektojme njeri tjetrin; Familjaret-gjysherit, prinderit, secilin nder pjestaret e tjere, miqte e shoket, komunitetin ku jetojme. Kur do e pranojme, edhe sa kohe do harxhojme per te pranuar se, VIRUSI PERHAPET NGA SECILI PREJ NESH, JETON MES NESH DHE PREJ NESH?!

Per cilindo qe vijon te bej idiotin, shperfillesin, duhet ta bejme ne te qarte: VIRUSIN NUK NDALET VETE, AS SE DO LYLZIM BASHA, AS SE DO ILIR META APO SHOKET E TYRE!

Joooo! Virusin e ndalim ne, me nje maske, me distance fizike, me higjene, me kufizim te kontakteve! Duhet te jetojme keshtu; Ndryshe, MBYLLJA ESHTE AKTI QE VE NEN KONTROLL VIRUSIN! Edhe sa kohe te harxhojme per te zgjedhur?

Koha ne kete beteje eshte jetike; Lere per dy jave jeten tek kafeneja, restoranti, klubi, hotelet kudo ne Tirane, Vlore, Korce, Gjirokaster, Shengjin, Durres, Shkoder etj. NUK TE HEQ ASGJE NGA CILESIA E JETES KJO! VIRUSI ESHTE AI QE TE NDRYSHON JETEN EDHE PERTEJ DY JAVEVE, SHENDETIN, EKONOMINE, TE ARDHURAT! Zgjidh tani!

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here