“Akuza e Bashës cënon integritetin e mjekëve dhe nxit dhunë”, Rama: Nesër i drejtohem me një mesazh shqiptarëve

0
20

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së mjekëve ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Basha se po fshihet numri i vërtetë i vdekjeve nga covid. Rama ka shprehur të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen ndaj mjekëve duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre.

“Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta”, shkruan Rama.

Po ashtu, Edi Rama ka paralajmëruar një mesazh të drejtpërdrejtë me anë të të cilit do tu drejtohet gjithë shqiptarëve ditën e nesërme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here