Errësirë totale për më shumë se 60 ditë, ky qytet i thotë ‘lamtumirë’ dritës së diellit

0
26

Një qytet në Alaskë i ka thënë lamtumirë dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli lindi dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i njohur më parë si Barrow, për herë të fundit të enjten për të mos u kthyer më për një periudhë mbi 60 ditë.

Qyteti i vogël i vendosur në veri të Rrethit Arktik ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare. “Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barroë (Utqiagvik) dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik,” tha meteorologu i CNN Allison Chinchar.

Ngjarja ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës.

“Ky anim e bën atë në mënyrë që asnjë disk i Diellit të mos jetë i dukshëm mbi horizont”, sipas Chinchar.

Por kjo nuk do të thotë që qyteti do të jetë plotësisht i errët. Shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil, tha Chinchar.

“Mendoni se si duket qielli pak para lindjes së diellit, ose menjëherë pas perëndimit të diellit”, tha Chinchar. Kjo është ajo që ata shohin për disa orë në ditë, nga tani deri më 22 janar, kur dielli do të dalë zyrtarisht “përsëri”.

Qyteti nuk është i vetmi në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listën e vendndodhjeve të natës polare për shkak të largësisë në veri.

Nëse jeta e një bufi nate nuk është tërheqëse për njerëzit e Utqiagvik, ata gjithmonë mund të shikojnë drejt verës kur ndodhia e kundërt, e njohur si një diell mesnate ose ditë polare, shkakton 24 orë dritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here