Prokuroria hesht, SPAK: S’kemi kompetencë të hetojmë akuzat e Bashës

0
20

Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim për pretendimet e liderit të opozitës se spitalet po fshehin numrin e të vdekurve nga Covid 19.

SPAK i tha “ABC News” se nuk ka kompetencë të hetojë në të tilla çështje, ndërsa Prokuroria e Tiranës thotë se ende nuk është regjistruar një procedim i tillë pas akuzave publike të Lulzim Bashës.

Ndërkohë, mjekët e spitaleve Covid reaguan përmes një video-mesazhi, duke përgënjeshtruar akuzat dhe duke i treguar Bashës derën e prokurorisë.

“Nuk është kurrsesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga Covid-19 dhe këtë e themi me përgjegjësi të plotë që është praktikisht por edhe teorikisht e pamundur.”

I ashpër ndaj kryedemokratit ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cenon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!”

Shifrat e publikuara nga Lulzim Basha flasin për 414 vdekje të fshehura që nga nisja e pandemisë, në muajin mars./ Burimi: ABC News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here