Skandali/ Vatikani nis investigimin pse Papa Françesku i dha LIKE një modeleje gjysëm të zhveshur në Instagram

0
22

Skándal në Vatikan. Llogaria e Papa Françeskut në Instagram i dha like (pëlqim) një modeleje braziljane në një postim ku ishte gjysëm e zhvêshur.

Modelja u surprizua nga “LIKE” i ardhur në Instagram nga kreu i Selisë së Shenjtë. Në një reagim me humor modelja u shpreh: “Të paktën do të shkoj në parajsë”.

Vatikani ka kërkuar shpjegime nga Instagrami se si është e mundur që llogaria e Papa Françeskut ka pëlqyer këtë foto.

Mësohet se një hêtim i brendshëm ka nisur për të zbuluar si ka ndodhur pëlqimi. Një zëdhënës i Vatikanit i tha gazetës britanike se nuk përjashtohet opsioni që pëlqimi të ketë ndodhur nga brenda Selisë së Shenjtë.

Siç mësohet, Papa Françesku nuk e përdor llogarinë, por me të merret një ekip i posaçëm. Llogaria ka 7.4 milionë ndjekës dhe kreu i Kishës Katolike jep vetëm autorizimin mbi postimet, por jo për pëlqimet e dhëna./Faxweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here