Shefja e Infektivit feston ditëlindjen, vajza i bën postimin prekës, ‘qokat’ dhe lulet nuk i harrojnë as Rama dhe Manastirliu

0
24

Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo feston sot datën e saj të lindjes, ndërsa urimet për të nuk kanë munguar as nga kryeministri Edi Rama apo ministrja Ogerta Manastirliu. E megjithatë postimin më prekës ka zgjedhur që tia bëjë e bija, Greis Çomo, e cila gjithnjë në momente kyçe për të ëmën, bën xhiron e rrjetit me fjalët e saj.

Greis Çomo në postimin e saj i ka bërë një thirrje qytetarëve, se “dhurata më të bukur për nënën e saj” do të ishte që ata të “respektojnë rregullat”.

“Sot, si çdo dite tjetër ti je ne Spital, duke i sherbyer me perkushtimin maksimal çdo individi i cili eshte duke vuajtur pasojat e ketij virusi qe ka ndryshuar jetet e secilit prej nesh. Gezuar Ditelindjen mushi  Dhurata me e bukur qe mund ti beni mamit eshte te respektoni rregullat”, shkruan vajza Çomos.

Ndërkohë që Rama në postimin e tij, e konsideron njeri dhe profesioniste të rrallë shefen e Infektivit.

”Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull!

Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm!”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërsa Manastirliu ka publikuar dhe foton e Çomos me buqetën e luleve të ditëlindjes, ku shkruan:

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.

Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare. Edhe 100 Prof. Najada!

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here