Takim romantik dhe kërcim sensual, Kiara Tito dhe Young Zerka do jenë çifti më i ri i showbizit?

0
22

Prej ditësh Kiara Tito dhe Young Zerka po përfliten për një lidhje dashurie dhe “fajin” e kanë postimet e tyre në lojën e telefonit në spektaklin “Shiko Kush LUAN”.

Dyshja u bënë pjesë e dënimeve që përmban sfida e telefonit dhe një ndër dënimet ishte të postonin në ”insta-story” një foto të njëri-tjetrit dhe të shkruanin “#DatenëShikoKushLUAN.

Në fakt emisioni si duket do jetë një ogur i mbarë për dyshen, pasi gjatë lojës u pa një “kimi” mes tyre dhe ishte Kiara ajo që iu përgjigj pozitivisht pyetjes së autores së programit Luana Vjollcës nëse do e konsideronin vërtet këtë “date” meqenëse janë single të dy.

“Po, e konsiderojmë”, tha Kiara, teksa edhe Zerka e konfirmoi. Ndërsa sfidën ata e mbyllën me një kërcim mjaft sensual.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here