VIDEO/ Fantastikët e Shkodrës! Festë e çmendur, Vllaznia mposht në “frymën e fundit” Tiranën

0
19

Kryendeshja e ditës së sotme ka sjellë vërtetë emocione të forta për tifozët. “Klasikja” e Superiores di gjithnjë si të dhurojë spektakël dhe këtë gjë e ka bërë edhe në përplasjen e sotme mes Vllaznisë dhe Tiranës, ku gjithçka është vulosru në “frymën e fundit“. Në “Loro Boriçi” u pa futbolli i vërtetë i këtij kampionati, teksa në fushë u pa një ndeshje e luftuar dhe me dëshirë të madhe për fitore nga të dy krahët.

Rezultati final përfundoi me shifrat 3-2, me fantastikët e Shkodrës që marrin fitoren e 3-të radhazi në kampionat, duke ndezur shkëndija shprese për rikthimin e Vllaznisë që të gjithë shqiptarët njohin. Marku shënon i pari nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa në pjesën e dytë ishte talenti Muçi ai që vendosi baraspeshën në minutën e 47. Megjithatë festa bardheblu nuk zgjat shumë, teksa vetëm 3 minuta më pas është sërish Marku ai që rikthen avantazhin për shkodranët. Por golat nuk përfundojnë këtu, teksa një dalje e gabuar e portierti Zogoviç i dhuron golin e parë me Tiranën Sasrakut.

Kuqeblutë nuk dorëzohen në fushë dhe në momentin kur mbeteshin edhe pak sekonda për të dëgjuar vërshëllimën e 3-fishtë të gjyqtarit, vjen edhe goli i fitores për shkodranët, që padyshim nuk mund ta ndalin dot festën e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here