Dashamirësit e Maradonës mblidhen për të vajtuar heroin e tyre, ‘púshtojnë’ shtëpinë ku ai lindi, stadiumet dhe ekipin e fundit që drejtoi

0
25

Tifozë të shumtë janë mbledhur rrugëve të Argjentinës, por edhe në Napoli, për ta vuajtur humbjen e legjendës Diego Maradona.

Ata fillimisht janë mbledhur jashtë shtëpisë ku ka lindur dhe është rritur në lagjen Villa Fiorito dhe pastaj kanë shkuar në stadiumin Argentinos Juniors, ku e kishte nisur karrierën profesionale në vitin 1976.

Më pas, tifozët kanë qëndruar në stadiumin historik, La Bombonera, të klubit të tij të zemrës, Boca Juniors. Ndërsa të tjerët janë mbledhur përreth zyrave të Gimnasia La Plata, klubit të fundit ku ishte trajner. Tifozët kanë ndezur qirinj dhe kanë vënë lule përreth murit të fushës.

“Diego ishte Argjentina në botë. Ai na ka dhënë shumë gëzim dhe ne nuk do të mund t’ia shpaguajmë kurrë për gëzimin që na ka dhënë”, ka thënë presidenti argjentinas, Alberto Fernndez, i cili lëshoi një dekret për tri ditë zie kombëtare dhe e ka ofruar pallatin presidencial për funeralin.

“Maradona është simbol i të qenit argjentinas. Është dikush që na ka bërë shumë të lumtur”; “Maradona ishte si një baba dhe ne ishim si fëmijët e tij; “Diego është më i madhi, ai është krenaria e kombit”, janë disa nga komentet e tifozëve dhe brohoritjet nëpër rrugë.

Të gjithë thërrisnin emrin ‘Diego’ nga shtëpitë nëpër rrugët, ku legjenda kishte jetuar dhe kishte luajtur futboll. Ndërsa të tjerët filluan të vizatonin murale të idhullit të tyre. Derisa disa tifozë brohorisnin me mburrje në mbështetje të ikonës, të tjerët pranë zyrave të klubit të fundit që drejtoi, Gimnasia La Plata, qanin në tribunat e stadiumit.

Tifozë të shumtë janë grumbulluar edhe në Napoli për të nderuar futbollistin më të madh që ka veshur fanellën e klubit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here