“Pusho budalla, mos më çaj tr**in”, zbulohen fjalët që tha Maradona për golin e famshëm ‘Dora e Zotit’: U mashtruan të gjithë, 80 mijë vetë në stadium nuk e panë

0
42

Futbolli është në zi pasi legjenda Diego Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60-vjecare pas një arresti kardiak. Një prej gjërave që nuk do të harrohet kurrë do të jetë goli i tij kundër Anglisë në Botërorin 1986, që u konsiderua “Dora e Zotit”.

Para disa kohësh, Maradona zbuloi prapaskenat në lidhje me atë ndeshje, më konkretisht me golin e shënuar me dorë, si dhe bisedat që pati me shokët e skuadrës.

“Kur e pashë topin në ajër, nuk e kisha idenë si ta gjuaja. Tentova me dorë dhe me kokë. Nuk ia kisha idenë ku shkoi topi, por e pashë në rrjetë. Fillova të bërtas: Gol, gol! Sergio Batista, po, ai idioti, më pyeti nëse kisha përdorur dorën për të shënuar.

I thashë: Pusho budalla, dhe më përqafo menjëherë! Të gjithë filluan të më përqafonin. Valdano gjithashtu më pyeti nëse shënova me dorë. “Do të tregoj pas ndeshjes, për momentin mos më çaj shumë t****n!”

Kam takuar arbitrin e ndeshjes disa vite më vonë në Dubai, Ali Bin Nasser. Ai më tha se nuk e kishte parë episodin, madje as asistentët e tij. Nuk kishin faj arbitrat, 80 mijë vetë në stadium nuk e panë. Të gjithë u mashtruan”, tregonte Maradona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here