Laura Pausini shpërthen ndaj italianëve për Maradonën: Shumë rëndësi po i kushtoni një burri të zot për të luajtur top, ndërkohë që vetëm sot vdiqën dy…

0
22

Ndarja nga jeta e Maradonës tronditi opinionin sportiv, ku në Argjentinë u shpallën tre ditë zie, ndërkohë që parashikohet që në funeralin e tij të jenë 1 milion persona.

Mirëpo vëmendja për yllin argjentinas ka shkaktuar polemika pasi në të njëjtën ditë ishte Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, që sipas Laura Pausinit nuk iu dha fare rëndësi.

Në Itali bën më shumë lajm lamtumira e fundit që i jepet një burri, sigurisht shumë i zoti për të luajtur futboll, por shumë pak i vlerësueshëm për një mijë gjëra personale të bëra publike, sesa lamtumira që u jepet shumë femrave të keqtrajtuara, dhunuara, abuzuara. Sot ato nuk janë lajmi më i rëndësishëm i këtij vendi, edhe pse këtë mëngjes kanë humbur jetën edhe dy femra të tjera. Me të vërtetë që nuk e di çfarë të mendoj më”, shkruante këngëtarja në një postim në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here