“Do të të thoja një fjalë, por s’po ta them”, Grida Duma debaton ashpër me Frrok Çupin pas “shuplakës për Ramën”: Provoje dhe do e shikosh

0
57

Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ky refuzim ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita hedh akuza ndaj qeverisë si shkaktare kryesore për refuzimin që BE-ja bëri.

Një debat i ashpër u zhvillua mes analistit Frrok Çupi dhe ish-deputetes të Partisë Demokratike Grida Duma në emisionin “Open”. Debati nisi kur Duma tha se kjo “Jo” është një shuplakë për Ramën.

Pjesë nga debati:

Duma: 0 tolerancë me fyerjen e inteligjencës së shqiptarëve.
Çupi: Është e turpshme kjo që thoni.
Duma: 0 tolerancë.
Çupi: Do mbani përgjegjësi për këtë që thoni.

Duma: Po do mbajmë ne përgjegjësi. Kjo ishte shuplakë për Ramën. Po i thërras logjikës. Ti thua se Evropa nuk qenka demokratike që institucionet e Evropës nuk qenkan votuar. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Tentoni për ti hedhë errësirë shqiptarëve.

Çupi: Unë e thashë këtë. Pyet kë të duash. Institucionet nuk janë të votuara.
Duma: Ti thua se Evropa kërkon këtë në burg. Kush je ti që vendos kë kërkon në burg Evropa.
Çupi: Ty do të të thoja vetëm një fjalë, por këtu nuk po ta them.
Duma: Provoje edhe do e shikosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here