“Paketë të tretë ndihme”, Spiropali-Hajdarit: Pretendon të bëjmë detin kos

0
62

Sot deputetja e opozitës, Rudina Hajdari u shpreh nga Kuvendi se qeveria nuk po i ndihmon qytetarët me paratë e marra borxh gjatë pandemisë COVID-19, por i përdor ato për koncesione dhe PPP. Hajdari propozoi qe parlamenti të miratojë një tjetër paketë ndihme për qytetarët dhe biznesin.

Kësaj deklarate i është përgjigjur për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila u shpreh se Hajdari po kërkon që të bëjë “detin kos”, ndërsa shtoi se nuk është “Sofra e Sudes”.

Sipas Spiropalit, qeveria po vijon mbështetjen ndaj qytetarëve, ndërsa thekson se borxhi i vendit tonë nuk është jashtë kontrollit.

 “Historia e borxhit që u përmend nga zona Hajdari dhe zoti Gjoni është një histori që nuk qëndron dhe nuk ka lidhje me faktet. Nga njëra anë pretendojnë se ne ta bëjmë detin kos, zonja Hajdari. Që të rrisim ndihmën dhe të vijojmë mbështetjen e biznesit sikur buxheti të ishte ‘sofra’ e Sudës. Po se si bëhen bashkë këto të dyja, vetëm këta të dy e dinë. Borxhi është nën kontroll. Përballja që qeveritë kanë pasur ndaj kësaj fatkeqësie, borxhi nuk është jashtë kontrollit, ne kemi ruajtur parametrat e riskut. Kemi vijuar dhe me rindërtimin. Janë momente kyçe, ku qeveria po vijon mbështetjen. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh në këto 30 vite sa i takon infrastrukturës. Meqë duan një bilanc, e ftoj zotin Murrizi që të shoh se ku po shkojnë këto para. Meqë ka qëndruar në atë parti, Atij i duken se këto para të buxhetit janë ato gafat e Bashës që hyjnë e dalin dhe s’kanë asnjë pasojë. 4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti dhe 2 mijë apartamente në Durrësë. Marrëveshja me Emiratet parashikon 2 mijë apartamente në Spitallë. Këto janë para të buxhetit, që iu jepen familjeve që mos të lënën askënd jashtë. S’punojnë 3-4 kompani, siç thuhet rëndom sa për të kaluar radhën dhe për të kapur ndonjë votë. Janë disa kompani që punësojnë shumë qytetarë. Ka shpërndarje të buxhetit. Më e mira është përpara nesh.”, -tha Spiropali./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here