“Injoranca dhe shpirtligësia vrasin më shumë se virusi”! Nuk e besoi për infektimin, Fiori Dardha i kthehet ashpër ndjekëses

0
32

Fiori Dardha zbuloi dy ditë më parë se është infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye i është dashur të vetëizolohet në shtëpi. Për 2 javë ajo nuk do të shfaqet as në ekran dhe vendin e saj në emisionin “Boom” e ka zënë përkohësisht Erion Korini.

Mirëpo ndjekësit edhe në këtë rast kanë ngritur dyshime se ajo nuk është infektuar vërtetë dhe se kjo histori ka qenë e stisur nga moderatorja.

Sa gënjen. Ti thuaji simptomat ta dinë njerëzit apo s’ke ça thua. Ju shëroheni e njerëzit e thjeshtë vdesin”, i ka shkruar një ndjekës Fiorit në komente.

Sigurisht që moderatorja nuk i ka pritur fare mirë këto fjalë dhe i ka kthyer ndjekëses përgjigjen e merituar.

Hë ç’të të them unë ty? Ti të lë pa fjalë, pa mend! Zoti na paftë të dyja (edhe mua që bëkam si e sëmurë, edhe ty që qenke gjithë mend)”, i është kthyer Fiori.

Moderatorja i ka ripublikuar të gjitha replikat dhe ka shkruar: “Injorana dhe shpirtligësia vrasin më shumë se virusi”.

Set featured image

Më pas ajo ka publikuar edhe foton e testit të Covid, për t’ju dëshmuar edhe një herë se ka rezultuar pozitive. Fiori ka treguar se deri më tani e ka kaluar sëmundjen në formën më të mirë shëndetësore, nuk ka asnjë simptomë dhe se shpreson që çdo gjë të shkojë mirë deri në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here