Çmenduri në rrugët e Anglisë, shfrenohen të rinjtë pas karantinës. Puthjet e nxehta dhe alkooli ‘pushtojnë’ vendin

0
35

Baret dhe restorantet në të gjithë Anglinë u mbushën në fundjavë pasi mori fund karantina disa javore. Rrugët dhe dyqanet ishin mbushur shumë pasi shumë njerëz dolën jashtë dhe zhvilluan takime me miqtë e familjarët të tyre.

Britanikët dolën për të shijuar mbrëmjen e së Shtunës pasi bllokimi përfundoi në fillim të kësaj jave. Anglia po zbaton një sistem me tre nivele të kufizimeve të koronavirusit, me shumicën e rajoneve që përballen me masat e Tier 2 ose Tier 3.

Sipas rregullave të Nivelit 2, bizneset e mikpritjes lejohen të hapen për klientët, por mund të shërbejnë alkool vetëm nëse janë pjesë e një vakti të domosdoshëm.

Njerëzit mund të ulen brenda një restoranti ose një lokali vetëm me anëtarët familjes së tyre. Por nëse ata duan të qëndrojnë në një tavolinë me një person që nuk jeton me ta, duhet të ulen jashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here