“Mu duk sikur më kërcënoi me armë”, rrëfehet polici që vrau 25-vjeçarin

0
69

Ka dhënë dëshminë e tij efektivi i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë qëlloi me armë zjarri 25-vjeçarin Klodjan Rasha.

Efektivi është shprehur se i ka kërkuar disa herë të riut që të ndalej, por ai nuk i është bindur. Rasha është kthyer nga efektivi, por siç deklaron ai, në ato momente i është dukur se 25-vjeçari kishte armë dhe e ka qëlluar.

“Isha turni i 3 ne pune. Pas instruktazhit ne komisariat kam nisur patrullimin ne zone për te pare zbatimin e ligjit dhe të masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Kam konstatuar në unaze një dalë të ri që sapo na pa u largua me vrap në mënyre të dyshimte. Kam njoftuar sallën dhe i jam vënë në ndjekje ku herë pas here i kam bëre thirrje të ndalojë. I kërkova ta ndalojë për ta pyetur për arsyen e daljes por ai nuk u bind. Here pas here kthehej dhe m’u duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”,-tha polici./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here