Shorti për kualifikueset e Botërorit 2022 është hedhur sot në Zyrih, ku janë zbuluar ekipet me të cilat do të përballen Shqipëria dhe Kosova.
Nga shorteu i hedhur, Kombëtarja Shqiptare është pozicionuar në grupin I, ku do të jenë 6 konkurrentë, të cilat janë: Anglia, Polonia, Hungaria, Andora dhe San Marino.
Kurse përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar konkurrentët për kualifikueset e Botërorit 2022, ku do të garojë përballë Spanjës, Suedisë, Greqisë dhe Gjerogjisë.