Champions League/ Juventus i merr vendin e parë Barcelonës, eleminohet Manchester United

0
47

Champions League ka vulosur përfundimisht garën në 4 grupe. Manchester United është eleminuar këtë edicion që në fazën e parë duke mos kaluar dot grupet.

Anglezët kanë humbur në Gjermani ndaj Leipzig, teksa pavarësisht çdo rezultati në ndeshjen e ndërprerë PSG-Leipzig, ‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë më shpresa.

Nga ana tjetër Juventus ka marrë një fitore të madhe në ‘Camp Nou’ duke fituar 0-3 ndaj Barcelonës. Ronaldo është kthyer bujshëm në Barcelonë duke shënuar dy herë me penallti, teksa bashkë me golin e McKennie tashmë i kanë siguruar vendin e parë Juventusit në grupin G duke ulur Barcelonën në vendin e dytë.

Nga ana tjetër në grupin E Chelsea dhe Krasnodar e kanë mbyllur në barazim 1-1 kurse Sevilla nuk toleroi në transfertë duke mposhtur Rennes 1-3.

Tashmë janë mësuar 8 ekipet e para që kalojnë grupet e Champions League të cilat janë Chelsea, Sevilla, Lazio, Borussia Dortmund, PSG, Leipzig, Juventus dhe Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here