Protesta për Klodianin dje, kryebashkiaku Filo ‘përvesh mëngët’ dhe rregullon qytetin: Një grusht njerëzish shkatërruan zemrën e Korçës

0
33

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo shkruan se ka marrë të gjitha masat për të rregulluar qytetin, i cili dje u shkatërrua sipas tij nga disa  persona “të verbuar” nga ndryshimi pozitiv i qytetit.

Mbrëmjen e djeshme në të njejtën kohë me protestën që zhvillohej në Tiranë, u zhvillua dhe një protestë në Korçë e cila kaloi jo me pak dëme.

“Iu futëm që mbrëmë punës me punëtorët e bashkisë, për të ndrequr sa më shpejt atë që një grusht njerëzish shkatërruan në zemër të Korçës. Ato pamje të pedonales dje pasdite nuk janë Korça!  As ajo turmë e urdhëruar për t’i shtënë me gurë bashkisë nuk përfaqësojnë korçarët! Korça është qyteti që ndriçon, që ka traditë e kulturë, që zhvillohet çdo ditë, që të jep kënaqësi, paqe e siguri, për banorët dhe vizitorët e saj të shumtë e për këtë e duan të gjithë!

U përpoqën dje t’ia prishin këtë imazh Korçës, duke i vënë flaken pemëve e zbukurimeve e duke gjuajtur me gurë bashkinë, simbolin e  transformimit pozitiv të Korçës në këtë dekadë! Urdhëruesit e protestës së djeshme përdoren dhe përdhosën dhimbjen e familjes të Klodianit.

Të verbuar nga ndryshimi pozitiv që Korça prek çdo ditë, ata thjesht shfrynë mllefin e tyre me breshëri gurësh mbi muret e xhamat e bashkisë që i dha Korçës progresin që ata nuk mundën as ta ëndërronin edhe kur kishin në dorë të bënin. Ne do vazhdojmë të punojmë për këtë qytet që e duam, për paqen dhe sigurinë e banorëve dhe vizitorëve të tij. Ne kemi zgjedhur punën, dashurinë dhe jo gurët dhe korçarët e dinë mirë këtë”, shkruan Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës.

Screenshot_3.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here